..:: Rinia ::..
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
..:: Rinia ::..

Vendi Ku Mblidhen Rinia Shqiptare
 
HomePortalGalleryLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Satelitet zbulojnė rrathe te ēuditshėm pranė Piramidave ne Egjipt

Go down 
AuthorMessage
Qendr@King
Administrators
Administrators
Qendr@King


Number of posts : 53
Age : 30
Vendndodhja ? : Italy
Registration date : 2008-04-30

Satelitet zbulojnė rrathe te ēuditshėm pranė Piramidave ne Egjipt Empty
PostSubject: Satelitet zbulojnė rrathe te ēuditshėm pranė Piramidave ne Egjipt   Satelitet zbulojnė rrathe te ēuditshėm pranė Piramidave ne Egjipt EmptyThu May 01, 2008 12:35 pm

Disa ditė me pare, ne vazhden e studimeve hartografike sistematike, te realizuar nga satelite te sofistikuar mbi vendet simbol te qyteterimit egjiptian, janė lajmeruar ca unaza te ēuditshme me formė persosmerisht rrethore dhe te pambyllura ne njė hapėsirė prej peseqind metrash 1 kilometer ne jug te rrafshines se Gizes.

Pak qindra metra nga Sfinksi, dhe ne linjė me te simbas njė vertikaleje veri jug, janė zbuluar njė duzine figurash rrethore nga telekamerat e fuqishme te satelitit vezhgues: mbi terren ato shfaqen te mezidallueshme, te molisura nga kalimi i shekujve dhe nga veprimi i pareshtur i eres, e cila ka niveluar shkretetiren kompakte por te therrmueshme. Megjithatė s'ėshtė e vėshtirė te besohet se, ne zanafillen e vet, duhej te kenė ekzistuar hulli me te qarta, me te mirepercaktuara dhe me te shquajtshme me sy te lirė edhe ne nivelin e rrafshines se shkelur.

Perballe njė zbulimi te tillė, te pazakonte, ende deri me tash nuk janė bėrė interpretime qe mund t'i konsiderosh te padyshimta, por megjithatė as Egiptologjia zyrtare nuk ėshtė deklaruar ende. Zahi Haeass, Drejtori i Kėshillit te Pergjithshem te Antikitetit ne Kajro dhe dhe nismetar i studimit hartografik satelitor te vendeve arkeologjike (me mbeshtetjen e nevojshme edhe nga National Geographic), nuk ka deklaruar ende ndonjė shpjegim bindes nė lidhje me kėtė fenomen.

Gjithsesi, shkencetaret hulumtues te Kėshillit te Pergjithshem te Antikitetit te Kajros ngulmojne se nuk ka arsye pėr tė mos besuar se ky zbulim ka lidhje me botėn e larmishme mitologjike dhe religjioze te Egjiptit Antik, ndaj dhe duhet shpjeguar me elemente qe pėrfshihen ne botėn e faraoneve. Ka nga ata qe pranine e rratheve do tė donin ta lidhnin me Sfinksin, i cili, me gjase, nėpėrmjet figurash te tilla te thjeshta do mund te pasurohej dhe legjitimohej ne funksionin e tij si ruajtes i mjedisit te shenjtė te varreve te rrafshines se Gizes.

Rrathet e zbuluar tash se fundmi lidhen me kėtė statuje gjysmenjeri gjysmeluan (ne vazhden e dhjetė viteve reastaurim janė zbuluar katėr tunele ne trupin e sfinksit, te gjithė te shpjeguar si funksionale pėr strukturen). Fakti qe rrathet e rinj janė ne njė aks me sfinksin dhe dallohen se nuk janė vendosur ne mėnyrė te rastesishme, mund te na beje te mendojmė qe mund te kenė patur ndonjė funksion astronomik e se do tė jenė realizuar duke u orientuar mbas ndonjė yllesie, e cila astronomeve te oborrit do t'u jetė shfaqur qartėsisht e dukshme ne kupen qielore.

Duke u shtyre edhe me tej ne interpretimin e figurave tė reja gjeometrike, nuk kemi si tė mos permendim njė tekst te rėndėsishėm te sarkofageve, i cili daton ne kohėn e Mbreterise Antike (gjė qe domethėnė se ėshtė bashkekohes me ndėrtimin e sfinksit, i cili qe ngritur nga faraoni Kefren diku rreth vitit 2500 para Krishtit). Teksti ėshtė shkruar me hieroglife egjiptiane dhe thotė kėshtu: «Isha ai qe lindi si njė rreth».
Dime qe ne mitologjine egjiptiane, pėr te thjeshtuar konceptet teogonike, universi i tėrė gjendej i shtrire ne

Egjipt dhe kesisoj qe hyjnizuar. Kėshtuqė rrethi, ne raport me format e tjera gjeometrike, nuk do tė kėtė qenė tjetėr veēse paraqitja e Universit ne castin e shperthimit ne errėsirė te koherave. Veē kėsaj lindja e universit me nekropolin e gjerė rezultonte logjike, sepse ishte vendi qe egjiptianet e konsideronin burimin e jetės se ameshuar; e shihnin tė ndryshme nga ekzistenca tokėsore por absolutisht te permbyllur ne teresine e te krijuarit. Njė lidhje e tillė, absolutisht e respektueshme me mendimin religjioz te kėtij qyteterimi antik, do t'i mekonte limfen jetėsore kujtdo qe do tė dėshironte tė sugjeronte njė interpretim ezoterik te figurave rrethore e do ta pėrcillte zbulimin ne hulline e faraoneve antike dhe te nenshtetasve te saj.
Back to top Go down
https://rinia-ks.forumotion.com
 
Satelitet zbulojnė rrathe te ēuditshėm pranė Piramidave ne Egjipt
Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
..:: Rinia ::.. :: Tema Shoqėrore :: Shkenca :: Fizikė dhe Astronomi-
Jump to: