..:: Rinia ::..
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
..:: Rinia ::..

Vendi Ku Mblidhen Rinia Shqiptare
 
HomePortalGalleryLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Klonimi Sipas Islamit !

Go down 
AuthorMessage
Qendr@King
Administrators
Administrators
Qendr@King


Number of posts : 53
Age : 30
Vendndodhja ? : Italy
Registration date : 2008-04-30

Klonimi Sipas Islamit ! Empty
PostSubject: Klonimi Sipas Islamit !   Klonimi Sipas Islamit ! EmptyThu May 01, 2008 12:47 pm

DIMENSIONET TEOLOGJIKE ISLAME TĖ KLONIMIT

“Kjo ėshtė vepėr e All-llahut. Pa mė tregoni se ēka kanė krijuar tė tjerėt pėrveē Tij? Asgjė! Porse mizorėt janė nė humbje tė qartė.” (Llukman, 11)

Klonimi si veprim e ndjek njeriun pėrgjatė historisė sė tij. Pėr mė tepėr, qėkur ekziston jeta nė Tokė, vetė natyra bėn klonim. Nė tė vėrtetė, shumė bimė, natyrisht, shumohen nė mėnyrė aseksuale (si p.sh. patateja, dredhėza etj.). Tekefundit, kushdo qė ka mbjellur diēka dhe nga ajo ka fituar bimė tė re, ka qenė i pėrfshirė nė klonim. Organizmat mė tė thjeshtė shtazorė tė cilėt shumohen me ndarje, paraqesin klone.

Pėr arsye tė problematikės e cila kinse ėshtė ‘madhore’, kėtu po e prezentojmė njė pėrkufizim tė klonimit: “Klon (greq. klon, degė, degėzim, kalem, filiz) shėnon bashkėsinė e njėsive (individėve) apo organizmave tė veēantė, tė krijuar pėrmes shumimit aseksual nga njė njėsi e fituar nė mėnyrė seksuale. Prandaj klonimi ėshtė veprim i fitimit tė popullatės sė njėsive klone”. (Vladimir Deliē, “Sto je genska tehnologija i cemu sluzi”, nė Drustveni znacaj gnske tehnologije, D. Polsek, K. Pavelic (red.), IDZIP Zagreb 1999 f. 36).

Shkencėrisht asnjėherė nuk ėshtė pyetur pėr mėnyrėn nė tė cilėn jeta pandėrprerė fungon si bazė, pėr mėnyrėn nė tė cilėn vlershmėritė e shumėfishta paralogjike tė botės sė jetės janė fundamentale pėr tė vėrtetat logjike, teorike. Mbase ‘shkencėria’ tė cilėn e kėrkon kjo botė e jetės si e tillė dhe nė universalitetin e saj nė tė vėrtetė ėshtė njė ‘shkencėri’ personale, pikėrisht ajo e cila nuk ėshtė objektive-logjike, por e cila e realizon themelimin e fundit; ‘shkencėri’ e cila nuk ėshtė e ulėt, por qė sipas vlerės sė saj ėshtė e lartė. Ajo qė vėrtet ėshtė parėsore ėshtė vėrejtja e thjeshtė subjektive-relative, karakteristike pėr jetėn parashkencore nė botė.

Ēėshtja e klonimit ėshtė duke kaluar nėpėr fazat mė trishtuese si pranimi, kundėrshtimi, mbrojtja, akuzimi, protestat e tė ngjashme, tė cilat me tė vėrtetė na thėrrasin tė mendojmė rreth ēėshtjes se a ėshtė duke i shėrbyer shkenca njeriut apo njeriu shkencės. A thua vallė shkenca ėshtė duke u pėrpjekur tė krijojė njeri ‘tė ri’, ‘tė fortė’, ‘tė madh’, ‘tė vogėl’, ‘sintetik’? Sidoqoftė, kjo ēėshtje aq shumė ‘e diskutuar’ dhe ‘aktuale’ nuk mund e tė mos u nėnshtrohet normave dogmatike tė religjionit, tė cilat njeriun e pėrcjellin brenda origjinalitetit tė vet, dhe tė cilat nuk ju nėnshtrohen ndryshimeve e as fantazive pėrplot reklamė e tjetėrsim.

Dimensioni teologjik apo krijimi nga hiēi:

Mėsimi pėr krijueshmėrinė e botės nga hiēi nga ana e Zotit u takon vet themeleve tė modelit tradicional tė kredos islame. Sipas pėrmbajtjes sė vet dhe domethėnies fetare e vėrteta pėr krijimin nga hiēi ėshtė e barabartė me tė vėrtetėn e monoteizmit islam, me vėrejtje se e para nga kėto dy tė vėrteta diskuton pėr raportin e veēantė tė Zotit dhe botės (kosmologjia), ndėrsa e dyta pėr fshehtėsitė e botės sė brendshme hyjnore (onto-teologjia). Krijimi nė kuptimin e ngushtė tė fjalės ėshtė prodhim i diēkasė nga hiēi, qė mė parė nuk ka ekzistuar as si formė e as si gjėsend. Ky do tė ishte pėrkufizimi i pėrgjithshėm i krijimit.

Teologjia e hershme muslimane nga pėrmbajtja e Shpalljes dhe Tradita e nxorri pėrkufizimin pėr krijimin nga hiēi nė bazė tė tri foljeve themelore tė cilat i gjeti nė tekstin e shenjtė tė Shpalljes, dhe atė halaka (krijimi nga hiēi); bara’a (formėsimi pa mostėr) dhe sawwara (formėsimi i tashmė tė krijuarės). Duke iu falėnderuar zhvillimit tė traditės teologjike, folja halaka sot e ruan dinjitetin e foljes teologjike qė pėrcakton krijimin nga hiēi, edhe pse nė gjuhėn e arabėve asnjėherė nuk e ka pasur atė domethėnie. I njėjti rast ėshtė edhe me Shpalljen judeo-krishtere nė pėrmbajtjen e sė cilės e gjejmė foljen bara (Agjėrimi I, 1), i cili vetėm nė traditėn e mėvonshme teologjike e mori domethėnien e krijimit nga hiēi. Pėr mė tepėr, folja arabe bara’a, prej nga edhe ėshtė nxjerrė emri hyjnor Al-Bāri, kur shėnon krijimin nga hiēi do tė mund tė kishte njėfarė pėrparėsie ndaj foljes halaka, pėr shkak se ajo tregon krijimin pa mostėr, pa imitim.

Sa i pėrket foljes sawwara, ajo nuk mund tė shėnojė krijimin e ēastit tė parė, respektivisht krijimin e diēkasė nga hiēi, por e shėnon krijimin nė kuptim tė formimit, pėr shembull tė fetusit tė paformė nė pamjen e njeriut. Por, ekzegjeza muslimane i sintetizoi tė gjitha foljet e shpallura pėr krijimin nga hiēi dhe i reduktoi nė foljen awgada (dhurim i ekzistencės).

Nė kėtė kontekst tė shohim se a ekziston hapėsirė pėr intervenim njerėzor nė veprimet e natyrės lidhur me riprodhimin. Nė Kur’an, lexojmė:

“Pėr All-llahun, Ne krijuam njeriun prej njė ajke (lėngu), e njė balte. Pastaj atė (ajkė-baltė) e bėmė pikė uji (farė) nė njė vend tė sigurt. Mė pas, atė pikė uji e bėmė copė gjaku, e atė gjak tė ngurtė e bėmė copė mishi, e atė copė mishi e shndėrruam nė eshtra, edhe eshtrave ua veshėm mishin, pastaj atė e bėmė krijesė tjetėr (me shpirt). I lartė ėshtė All-llahu, mė i miri Krijues (halikin)!” (el-Mu’minun 12-14)

Komentuesit muslimanė tė Shpalljes Hyjnore nga ajeti i lartpėrmendur si dhe nga disa tė tjerė nė tė cilėt pėrshkruhet zhvillimi i embrionit deri nė personalitet tė plotė njerėzor, nxorrėn disa pėrfundime tė rėndėsishme.

- E para, krijimi i njeriut ėshtė pjesė e vullnetit hyjnor e cila e pėrcakton rrugėn e embrionit deri te qenia njerėzore.

- E dyta, ai sugjeron se jeta e dukshme ėshtė e mundshme nė fazėn e mėvonshme tė zhvillimit biologjik tė embrionit kur Zoti thotė: “pastaj atė e bėmė krijesė tjetėr”.

- E treta, kjo e nxit pyetjen se a duhet dhėnė fetusit status i personit legal sapo tė vendoset nė uterus nė fazėn e hershme.

- E katėrta, lejohet dallimi i mundshėm ndėrmjet personit biologjik dhe moral, dhe kjo pikėrisht pėr shkak tė heshtjes sė Kur’anit lidhur me atė se kur paraqitet frymėzimi nė kėtė proces.

Mendimet e dijetarėve muslimanė rreth kėsaj ēėshtjeje janė tė ndara: disa bėjnė dallimin mes dy fazave tė shtatzanisė tė ndarė nga muaji i katėrtė (120 ditė) kur, sipas disa traditave qė i pėrshkruhen Pejgamberit Muhammed a.s., fillon frymėzimi. Nė anėn tjetėr janė ata tė cilėt shfaqin kujdes nė bėrjen e dallimit tė tillė, pėr shkak se ata embrionin nė fazat e para-frymėzimit e konsiderojnė si tė gjallė, ndėrsa largimin e tij e konsiderojnė mėkat.

Formulimet klasike tė bazuara mbi Kur’anin dhe traditėn nuk sigurojnė pėrkufizim universalisht tė pranuar tė fjalės “embrion”, i cili ėshtė me interes pėr shqyrtimin tonė. Njė pėrfundim i qėndrueshėm, i nxjerrė nga komentuesit tė prirur nga racionalja nė ajetet e lartpėrmendura kur’anore (Zoti si mė i miri Krijues), sugjeron se qeniet njerėzore munden nė mėnyrė aktive tė angazhohen pėr tė ndihmuar mirėqenien e pėrgjithshme tė njerėzimit, me intervenim nė veprat e natyrės, pėrfshirė edhe fazat e hershme tė zhvillimit embrional, pėr pėrmirėsimin e shėndetit njerėzor.

Megjithatė, Kur’ani e merr parasysh problemin e arrogancės njerėzore e cila paraqitet nė formėn e flakjes sė paralajmėrimeve tė shpeshta nga Zoti drejtuar njerėzimit se ligjet e pandryshueshme hyjnore mbizotėrojnė me natyrėn dhe se tė gjitha qeniet njerėzore nuk mund tė krijojnė vetvetiu. “Po ju nuk mundeni, por vetėm nėse dėshiron All-llahu, Zoti i botėve!” (et-Tekvir 29)

“Dėshira e All-llahut” nė Kur’an shpesh ėshtė interpretuar si “proces natyror i papenguar nga veprimi njerėzor”. Qė kėtu, nė Islam manipulimi njerėzor i gjeneve, qė mundėsohet nga intervenimi bioteknik nė fazat e hershme tė jetės, me qėllim tė pėrmirėsimit tė shėndetit tė fetusit, apo klonimi nė kuptimin e ndarjes sė embrionit me qėllim tė pėrmirėsimit sė mundėsive tė pjellorisė sė ēifteve bashkėshortėre, konsiderohet si akt i besimit nė vullnetin pėrfundimtar tė Zotit si Dhurues i jetės.

Dimensioni etik:

Lidhur me kuptimin e ēėshtjeve etike tė ndėrlidhura me klonimin, vend qendror nė debatin nė Islam do tė zė ēėshtja pėr mėnyrat nė tė cilat klonimi do tė ndikonte mbi marrėdhėniet ndėrnjerėzore. Islami marrėdhėniet mes personaliteteve i konsideron si fundamentale pėr jetėn religjioze tė njerėzve. Nė tė vėrtetė, transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė se nėntė tė dhjetat e fesė i pėrbėjnė marrėdhėniet ndėrnjerėzore, ndėrsa vetėm njė tė dhjetėn marrėdhėnia Zot-njeri.

Qyshkur pėr herė tė parė me sukses u dyfishua embrioni i metė gjenetik, muslimanėt e parashtruan pyetjen rreth manipulimit me embrionet njerėzore nga aspekti i ndikimit tė tyre mbi marrėdhėnien fundamentale mes burrit dhe gruas, dhe aspektet jetėsore tė marrėdhėnieve bashkėshortore tė cilat kulmojnė me dashurinė prindėrore dhe kujdesin pėr pasardhėsit. Kur’ani thotė se ēiftėzimi i gjinive ėshtė ligj universal pėr ēdo gjė. (edh-Dharijat 49). Fokusimi musliman mbi debatin rreth replikimit gjenetik merret me ēėshtjet morale tė lidhura me mundėsinė pėr raporte teknologjikisht tė krijuara incidentale pa nevojė pėr ndėrlidhje shpirtėrore apo morale mes burrit dhe gruas nė manipulimin e tillė embrional. A mundet pėrparimi njerėzor nė marrėdhėniet e krijuara nė mėnyrė bioteknike t’i rrezikojė vetė themelet e bashkėsisė njerėzore, respektivisht marrėdhėnien bashkėshortore tė rregulluar religjiozisht dhe moralisht dhe marrėdhėnien prind-fėmijė sipas ligjeve hyjnore? Kėshtu, ēėshtjet mė tė koklavitura tė ndėrlidhura me ruajtjen e embrionit dhe eksperimentimin me tė fituan theks mė pak tė shprehur nė kėto diskurse etike. Mendimet e dijetarėve dhe shkencėtarėve muslimanė qė janė marrė parasysh pėr kėtė prezentim tregojnė se do tė mund tė ekzistonte njėzėshmėri nė pėrfundimet (zgjidhjet) islame rreth pėrdorimit terapeutik tė klonimit, pėr aq sa nga aspekti religjioz tė ruhen tė pacenueshme gjinia apo fisnia e fėmijės.

Pėrveē ēėshtjes sė marrėdhėnies, nė botėn nė tė cilėn mbisundojnė korporatat multinacionale, muslimanėt, si edhe tė gjithė njerėzit nė mbarė botėn, teknologjinė nuk e trajtojnė si morale. Asnjė veprim njerėzor nuk ėshtė i mundshėm pa dėshirė. Nė dritėn e manipulimit tė inxhineringut gjenetik nė istorinė mė tė re, ėshtė e arsyeshme pėr muslimanėt, si dhe pėr tė krishterėt dhe hebrenjtė, qė tė frikėsohen nga keqpėrdorimi politik i teknologjisė riprodhuese me ndihmėn e klonimit. Me vėnien e theksit mbi barazinė shpirtėrore, Islami ka refuzuar t’u japė vlefshmėri pretendimeve pėr epėrsi tė njė populli mbi tė tjerėt. I vetmi pohim i vlefshėm pėr fisnikėri nė Kur’an buron nga tė qėnit i devotshėm.

Dimensioni sheriatik:

Edhe pse nė Islam dimensionet religjioze, etike dhe ligjore, apo sheriatike, janė tė ndėrlidhura, ėshtė me rėndėsi tė kuptohet aspekti ligjor i klonimit, tė cilin ligjvėnėsit muslimanė e vlerėsojnė me kujdes nė rezonimin e tyre pėr nxjerrjen e vendimeve ligjore lidhur me atė ēėshtje. Nga ligjvėnėsit pritet qė tė thirren nė dy parimet fundamentale tė ‘barazisė’ (istihsan) dhe ‘interesit publik’ (maslaha) pėr sigurimin e bazės religjioze pėr vendime tė pavarura ligjore rreth ēėshtjes. Kėto dy parime funksionojnė si procedura plotėsuese pėr nxjerrjen e ligjeve tė cilat mund tė zbatohen nė formulimin e vendimeve tė reja. Si shtojcė, tre parimet apo rregullat kryesore plotėsuese qė zbatohen pėr zgjidhjen e dilemės etike dhe pėr nxjerrjen e pėrfundimeve tė lidhura me ēėshtjet bioetike janė:

(1) ‘mbrojtja kundėr dhembjes dhe shtrėngimit’ (‘usr ve haraxh);

(2) ‘pėrmbajtja nga shkaktimi i dhembjes apo humbjes vetvetes apo tė tjerėve’ (la darar ve la dirar) dhe

(3) ‘pengimi nga shkaqet pėr shkaktimin e dėmit ka pėrparėsi ndaj sjelljes sė dobisė’ (dar’u al-mafasid mukaddem ‘ala xhalb al-masalih).

Ėshtė e qartė se nė dritėn e njohurisė sė kufizuar qė e kemi lidhur me atė se kush do tė ishte i dėmtuar nga klonimi apo tė drejtat e kujt do tė cenoheshin, vendimet ligjore muslimane shprehin kujdes madje edhe njė masė tė ndalesės sė klonimit nėse me kėtė tejkalohet trajtimi i pjellshmėrisė apo vlerėsimit tė abnormaliteteve gjenetike apo tė tjera nė embrionin para implantimit. Derisa arritjet e paradokohshme nė klonimin e gjitarėve siguruan mundėsi unike pėr shkencėtarėt tė depėrtojnė nė fshehtėsitė e krijimit hyjnor, kjo me vete gjithashtu tėrheq rreziqe tė mėdha tė paprecedencė.

Pėrfundim

Projekti i “klonimit tė njeriut” si duket po e bashkėkohėzon devijimin e tmerrshėm drejt tė cilit ka prirje shkenca moderne dhe e cila nuk dėshiron tė respektojė kurrfarė orientimi me vlerė. Kjo ėshtė shenjė e sėmundjes sė vėshtirė tė qytetėrimit nė tė cilin jetojmė dhe i cili nė shkencėn, teknikėn dhe “cilėsinė e jetesės” kėrkon kompensim pėr kuptimin e jetės nė pėrgjithėsi.

Paralajmėrimet pėr “vdekjen e Zotit”, me shpresėn makutėrore pėr krijimin e “mbinjeriut”, shpie drejt njė rezultati tė qartė: vdekjen e njeriut. Nė tė vėrtetė, mohimi i ēdo gjėje karakteristike pėr njeriun si krijesė aspak nuk kontribuon pėr ndritjen dhe theksimin e lirisė sė njeriut, por krijon forma tė reja tė robėrisė dhe diskriminimit – vuajtje dhe dhembje tė reja dhe tė thella.

Klonimi i nėnshtrohet rrezikut qė tė bėhet parodi tragjike e plotėfuqisė hyjnore. Zoti e bėri njeriun mėkėmbės nė Tokė dhe ia dhuroi arsyen dhe lirinė. Njeriu i tillė i gjen kufijtė e veprimit tė vet jo vetėm nė atė qė ia dikton pamundėsia e veprimit. Ėshtė fakt se njeriu nuk mund tė bėjė ē’tė dojė. Ai duhet tė jetė nė gjendje qė vetes t’i caktojė kufij, duke bėrė dallimin mes tė mirės dhe tė keqes. Njeriu sėrish qėndron para zgjedhjes: para tij shtrihet vendimi se a do ta bėjė teknologjinė armė ēlirimi, apo vetė do tė shndėrrohet nė rob tė saj, me atė qė paraqet forma tė reja tė dhunės dhe vuajtjes.

Projekti i klonimit tė njeriut duhet ndaluar (dhe ndėrprerė) – ėshtė ky njė obligim qė duhet realizuar nė nivelin kulturor, social dhe shoqėror. Aty ku sundojnė ligjet e demokracisė dhe pluralizmit, liria e ēdo njeriu si individ nė rend tė parė do tė garantohet atėherė kur pakushtimisht do tė respektohet dinjiteti i ēdo njeriu. Kjo vlen pėr tė gjitha fazat zhvillimore tė jetės sė tij, pavarėsisht nga aftėsitė dhe cilėsitė intelektuale apo fizike tė cilat dikush i ka (apo mbase i mungojnė).

Sidoqoftė, me qenėse ne nuk mund tė dėshirojmė nė rast se ajo nuk ėshtė dėshirė apo vullnet i Zotit, a mund tė konsiderohet kjo arritje nė klonim si pjesė e dėshirės hyjnore pėr t’ia mundėsuar njerėzimit edhe njė rast pėr pėrgatitje morale dhe pjekuri? Siē duket Kur’ani sugjeron se ndarja e embrionit ėshtė pikėrisht ajo mundėsi pėr pjekurinė tonė tė plotė si anėtarė tė bashkėsisė globale nėn Zotin. Por, facomeqėsisht, nga pėrvoja me shumė zbulime tė tjera “shkencore”, jemi dėshmitarė se tė njėjtat mbase mė sė paku shfrytėzohen pėr tė mirėn e njerėzimit. Nga gjithė kjo shihet qartė se klonimi nuk ėshtė vetėm problem fetar, por njė problem ekzistencial i vetė njeriut, sepse rregullė e pėrhershme ėshtė se dhulmi (dhuna) ėshtė i papranuar nga Zoti. Ndėrsa e gjithė kjo mund ta pėrmbledhet me fjalėt hyjnore: “Thuaj: ‘Atė e di vetėm All-llahu...’” (el-Mulk 26).
Back to top Go down
https://rinia-ks.forumotion.com
 
Klonimi Sipas Islamit !
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Rinia Sipas Islamit !

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
..:: Rinia ::.. :: Tema Shoqėrore :: Besimi Fetar-
Jump to: