..:: Rinia ::..

Vendi Ku Mblidhen Rinia Shqiptare
 
HomePortalCalendarGalleryFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

 Rinia Sipas Islamit !

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
Qendr@King
Administrators
Administrators


Number of posts : 53
Age : 22
Vendndodhja ? : Italy
Registration date : 2008-04-30

PostSubject: Rinia Sipas Islamit !   Thu May 01, 2008 12:49 pm

Ndjenja e pėrgjegjėsisė

Detyra e parė e tė riut musliman ėshtė qė tė ndiejė pėrgjegjėsi, qė ta dijė se do tė jetė pėrgjegjės para All-llahut pėr kėtė periudhė vitale dhe mjaft tė rėndėsishme tė jetės sė vet, dhe se All-llahu do ta pyesė atė Ditėn e gjykimit “pėr jetėn e tij si e ka kaluar dhe rininė e tij ku e ka harxhuar.” Andaj, ai duhet qė tė pėrgatisė pėrgjigje pėr kėtė pyetje tė rėndėsishme, si i kaloi vitet e jetės sė tij, ku e humbi kėtė kohė, kohėn e fuqisė dhe vitalitetit tė bujshėm. I riu, patjetėr, duhet t’i ketė parasysh kėto gjėra dhe tė ndjehet pėrgjegjės. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, njė ditė prej ditėve, e kėshilloi njė tė ri dhe i tha: “Shfrytėzoi pesė gjėra, para se tė vijnė pesė tjera: shfrytėzoe rininė tėnde para pleqėrisė, shėndetin para sėmundjes, pasurinė para varfėrisė, kohėn e lirė para se tė preokupohesh me probleme dhe jetėn para vdekjes”. Nga kjo shihet se gjėja e parė pėr tė cilėn e porositi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem atė djalosh, ishte qė ta shfrytėzojė rininė para pleqėrisė. Kjo pra ėshtė pėrgjegjėsia e parė, detyra e parė. Mosha rinore nuk ėshtė moshė e zbavitjes dhe lojės, por e drejtė e njeriut ėshtė tė zbavitet dhe tė luajė, nė suaza tė sė lejuarės, e poashtu ai ka tė drejtė edhe tė dėfrehet, por assesi nuk ka tė drejtė ta kalon rininė e tij nė punė tė kota dhe zbrazėti, e kėtė ta arsyetojė me tezėn se rinia ėshtė njė shkėndi e tėrbimit. Jo, assesi… Rinia ėshtė mosha e produktivitetit dhe kontributit. Kjo pra ėshtė detyra e parė.



Mburrja me Islamin

Detyra e dytė e tė riut musliman ėshtė, qė tė mburret me kėtė fe, Islamin, tė besojė thellė nė pėrkryeshmėrinė e tij, dhe se All-llahu i madhėrishėm e dekoroi me zbritjen e librit mė tė ēmuar dhe dėrgimin e Pejgamberit mė tė dalluar, dhe me legjislacionin mė tė mirė qė u aprovua; le tė ndjehet krenar se ėshtė musliman, siē ishin muslimanėt e parė.

Njė njeri i devotshėm iu drejtua Zotit me kėto fjalė:

Ajo qė ma ngriti vlerėn dhe mė lartėsoi

Dhe mė bėri gati me kėmbėt e mia ta shkel gjithėsinė

Ėshtė pėrfshirja ime nė fjalėn Tėnde: O robėt e Mi

Dhe qė mua Ahmedin (Muhammedin) Pejgamber ma dėrgove

Kurse njė tjetėr thoshte:

Babai im ėshtė Islami, nuk ka baba tjetėr pos tij

E ata krenoheshin me Kajsin dhe Temimin

Kur e pyetėn Selman el-Farisijun: “I biri i kujt je ti?”, pyetėsi me kėtė pyetje sikur donte t’i thotė se ai nuk ishte prej ndonjė fisi arab, ndėrkaq Selmani mund t’i thoshte: “Unė jam Persian. Unė jam nga Persia. Unė jam nip i Kisrasė”, mirėpo kur iu tha atij: “Bir i kujt je ti (prej nga je me prejardhje)?”, tha: “Unė jam bir i Islamit”.

Ne duhet tė mburremi me Islamin tonė. All-llahu me kėtė Islam na bėri popull mė i vlefshėm i nxjerrė ndėr njerėzit; na bėri popull mesatar, qė tė jemi dėshmitar pėr njerėzit, ndėrkaq dėshmitar pėr ne tė jetė Pejgamberi i All-llahut, gjegjėsisht e morėm gradėn e mėsuesit tė mbarė njerėzimit, qė tė jemi dėshmitarė pėr ta. Ne jemi arsimtarė tė njerėzimit, e tėrė njerėzia ka nevojė pėr ne. Po, ėshtė fakt se njeriu nė civilizimin perėndimor arriti tė ngjitet nė qiell, sikur shpezėt, dhe tė zhytet nė detėra, sikur peshqit, mirėpo ai nuk arriti tė ecė mbi tokė si njeri, nuk mundi tė formojė qėndrim konstruktiv ndaj vetvetes, Zotit dhe njerėzve tjerė. Civilizimi perėndimor falimentoi me dy komponentet e saj: hipermaterializmin dhe hiperliberalizmin, andaj ata lėngojnė nga zbrazėtia e besimit, kolapsi shpirtėror, ērregullimi familjar, deformimi moral, rėnia shoqėrore. Ky civilizim nuk e bėri njeriun tė lumtur. Njeriu arriti tė ngjitet deri nė hėnė, por nuk arriti ta bėjė tė lumtur veten mbi sipėrfaqen e Tokės. Njerėzit kanė nevojė pėr njė platformė tė re, platformė e cila do t’ua japė besimin, por nuk do t’ua rrėmbejė shkencėn, do t’ua japė ahiretin, por nuk do t’ua ērrėnjosė dunjanė, do t’ua japė konceptin e adhurimit (ibadetit), por nuk do t’i privojė nga tė mirat e kėsaj jete, ata kanė nevojė pėr njė platformė tė balancuar, kurse kėtė platformė e kemi ne muslimanėt, andaj duhet tė kemi konsideratė ndaj saj dhe ta njohim vlerėn e vetes tonė, kurse i pari qė ėshtė i thirrur ta bėjė kėtė ėshtė i riu. Dhe kjo ėshtė detyra e dytė.



Pėrvetėsimi i kuptimit tė Islamit

Detyra e tretė ėshtė: Rinia e ka pėr obligim ta pėrvetėsojė tė kuptuarit e Islamit, ta pėrvetėsojė domethėnien e kėsaj feje “Kujt ia don All-llahu tė mirėn, e udhėzon (ia mėson) nė fe”. Nuk mjafton qė rinia vetėm tė mburret me Islamin, dhe tė thonė “Ne jemi muslimanė, ne jemi populli mė i dalluar, ne jemi populli mesatar”, pa mos e kuptuar fenė me tė cilėn mburret. Rini! Ti patjetėr duhet tė mundohesh maksimalisht qė ta njohėsh kėtė fe nė esencė. Kjo, ngase muslimanėt jetojnė nė kohė kur ua kanė njollosur fenė dhe ua kanė pėshtjellur atė, sikur qė veshet guna mbrapsht, siē theksoi hazreti Aliu r.a.

Islami ėshtė fe univerzale (gjithpėrfshirėse). Ai i pėrfshinė ēėshtjet e kėsaj bote dhe tė botės sė ardhshme, tė drejtat dhe obligimet, fenė dhe politikėn, ekonominė dhe shoqėrinė; u shpall pėr individin, familjen, shoqėrinė, pushtetin, marrėdhėniet ndėrkombėtare. Islami ėshtė fe e cila e pėrfshinė njeriun bile edhe para se tė lindet, deri sa ėshtė embrion nė barkun e nėnės, po bile edhe pasi tė vdesė ekzistojnė rregulla pėrkitazi me xhenazen (kufomėn). Islami, pra, ėshtė misioni i njeriut nė tė gjitha periudhat e jetės sė tij dhe nė tė gjitha sferat e jetės sė tij. Ne patjetėr duhet ta kuptojmė Islamin me kėtė gjithpėrfshishmėri dhe me kėtė konceptim. Ne kemi nevojė ta kuptojmė Islamin. Ėshtė begati e All-llahut qė bibliotekat islame janė pėrplot me libra qė e shtjellojnė dhe prezentojnė Islamin, por me rėndėsi ėshtė qė t’ia qėllosh zgjedhjes sė librit tė cilin do ta lexosh. Ēdo gjė qė ekspozohet nė tregun e librit nuk lexohet, ngase nė tregjet e tilla ka shumė libra tė zbrazėt tė cilėt nuk kanė asgjė pėrveē bukurisė sė kopertinave, andaj duhet tė jesh i kujdesshėm nė zgjedhje, tė konsulltosh dijetarė tė shquar nė kėtė lėmi. Njė njeri i urtė ka thėnė: “Mė thuaj ēka lexon, tė tė them se kush je.” Ti patjetėr ta pėrvetėsosh tė kuptuarit e Islamit, nėse dėshiron qė All-llahu tė ta dojė tė mirėn; mėsoe fenė tėnde pėrmes leximit, dėgjimit tė kasetave, prezentimit nė tubimet e dijetarėve. Mirėpo, duhet tė bėsh dallim mes asaj qė dėgjohet, asaj qė duhet tė dėgjohet dhe asaj qė nuk duhet tė dėgjohet, asaj qė mund tė lexohet dhe asaj qė nuk duhet tė lexohet. Kjo pra ėshtė detyra e tretė: ta pėrvetėsosh kuptimin e Islamit, ta pėrvetėsosh njohjen e kėsaj feje me qėllim qė tė keshė dijeni pėr tė, ta njohėsh si duhet Zotin tėnd dhe besimin tėnd. Pėr kėtė edhe tė parėt (selefi) thonin: “Adhurimi pa dituri ma tepėr prish se sa ndreq.” Ibadeti nuk mund tė kryhet si duhet pa dituri, pėrndryshe si do tė dallohet ajo qė ėshtė normative nga ajo qė nuk ėshtė, ajo qė ėshtė nė pėrputhje me sunnetin nga ajo qė nuk ėshtė, si njihet hallalli prej haramit, e vėrteta prej tė pavėrtetės. E tėrė kjo kėrkon dituri, andaj ne patjetėr duhet ta pėrvetėsojmė tė kuptuarit pėr All-llahun dhe Pejgamberin e Tij. Kjo pra ėshtė detyra e tretė
Back to top Go down
View user profile http://rinia-ks.forumotion.com
 
Rinia Sipas Islamit !
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
..:: Rinia ::.. :: Tema Shoqėrore :: Besimi Fetar-
Jump to: