..:: Rinia ::..

Vendi Ku Mblidhen Rinia Shqiptare
 
HomePortalCalendarGalleryFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

 20 Keshilla per Flok te Bukura dhe te Shendosha !

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
Qendr@King
Administrators
Administrators


Number of posts : 53
Age : 22
Vendndodhja ? : Italy
Registration date : 2008-04-30

PostSubject: 20 Keshilla per Flok te Bukura dhe te Shendosha !   Thu May 01, 2008 4:12 pm

1. Sa mė shumė qė t'i lash flokėt, ato do tė jenė mė tė shėndetshme. Ajri i ndotur, yndyra dhe djersitja ndikojnė nė flokėt tuaja mė shumė seē mendon. Flokėt laji sė paku dy herė nė javė.


2. Nė qoftė se flokėt i lan pothuajse ēdo ditė, pėrmbaju kėshillės sė ekspertėve tė cilėt thonė se shamponin duhet qitur nė zverk, nė tėmth dhe nė ballė: tri pikat mė tė rėndėsishme tė cilat ndėr tė parat krijojnė yndyrė. Pastaj ngadalė formo shkumėn me ujė tė vakėt nė qoftė se ke flokė normale apo tė yndyrshme, pėrkatėsisht me ujė tė ftohtė nė qoftė se flokėt i ke tė thata. Shamponin lėre tė veprojė disa minuta dhe pastaj flokėt krihi me krehėr me dhėmbė sa mė tė gjerė. Vetėm pasi t'i kesh bėrė kėto veprime laji flokėt.

3. Harroje shprehinė e vjetėr tė fėrkimit tė tepėrt tė flokėve me peshqir pas larjes. Do tė ndjehesh mė komode, por edhe pėr flokėt do tė jetė mė mirė nė qoftė se i mbėshtjell vetėm me njė peshqir tė tharė. Peshqiri i mbledh pjesėn mė tė madhe tė lagėshtisė nga flokėt. Pas njė kohė merr edhe njė peshqir tė tharė dhe fėrkoji me tė butė flokėt.

4. Intervali kohor pėr tharjen e flokėve me fen ėshtė midis 25 dhe 30 minutash. Nė kėtė mėnyrė majat e flokėve nuk do tė pėsojnė.

5. Flokėt me minival thaji me fen vetėm pjesėrisht. Pjesėn tjetėr tė tharjes lėrja ajrit. Vetėm pas tharjes mund t'i krehėsh dhe tė bėsh frizurėn.

6. Kundėr pėlcitjes sė majave tė flokėve ilaēi mė i thjeshtė ėshtė regjeneratori shtėpiak nga tė kuqtė e vezės dhe vaji i ricinės. Qė tė bėsh regjeneratorin tė nevojitet vetėm njė vezė dhe vaji i ricinės. Vajin ngrohe pak dhe pėrzieje pikė pėr pike me vezėn, deri sa tė krijohet si majonezė e vėrtetė. Flokėt mos i laj, por me regjenerator fėrkoji majat e flokėve dhe mbėshtilli nė njė foli alumini, nė kokė vėr njė kapelė plastike dhe mbaji sa mė gjatė tė jetė e mundshme. Pastaj flokėt laji mirė!


7. Nė qoftė se flokėt i ke tė ndara nė mes, kij kujdes qė kohė pas kohė vijėn ta lėvizėsh pėr njė centimetėr majtas apo djathtas, nė mėnyrė qė tė mos bėhet njė vijė e theksueshme pa flokė.

8. Nė qoftė se flokėt tė "shprishen", mos provo t'i rregullosh duke i krehur nga rrėnja por nga majat, sepse nė atė mėnyrė mė pak dėmtohen.

9. Nė qoftė se shfrytėzon llakun pėr flokė, para se tė shkosh nė gjumė pėrherė duhet ta eliminosh nga flokėt, duke i krehur mirė.

10. Nė qoftė se dėshiron qė frizura tė jetė e shkėlqyeshme dhe natyrore, mos qit llak drejtpėrdrejt nė flokė, por nė krehėr apo nė duar dhe me to spėrkati flokėt.

11. Nė qoftė se nuk mundesh apo nuk arrin qė t'i lash flokėt, ndėrkaq nuk dėshiron qė tė duken tė yndyrshme, qitu flokėve beby pudėr dhe pastaj krihi mirė. Gjithsesi kjo kėshillė vlen vetėm pėr ato qė kanė flokė tė shkėlqyeshme.

12. Nė qoftė se dėshiron qė flokėt tuaja ngjyrė gėshtenje tė duken mė tė shkėlqyeshme dhe mė tė bujshme, laji nė ujė nė tė cilin mė parė ke zier lėvore arre (jo lėvozhga). Lėvoret ziej gjysmė orė dhe pastaj kulloji. Nga sasia e lėvoreve tė cilat i ke pėrdorur varet nuanca e ngjyrės sė flokėve.

13. Nė qoftė se dėshiron ta ndėrrosh ngjyrėn e flokėve vetė nė shtėpi, pėrherė me pėrpikėri pėrmbaju udhėzimeve. Sasinė e pashfrytėzuar tė ngjyrės hidhe, sepse atė nuk do tė mund ta shfrytėzosh herėn tjetėr.

14. Nė qoftė se tashmė ke pėrdorur kėnė, flokėve mundesh vetėm t'u japėsh njė ngjyrė mė tė errėt, por jo edhe t'i shkėlqesh. Derisa tė mos rriten flokėt, mos mendo pėr zbardhjen e zylyfeve.

15. Kurrė mos e tepro me prodhimet tė cilat i qet nė flokė - qoftė fjala pėr shamponėt, regjeneratorėt, shkumėn apo xhelin. Njė herė qit njė sasi mė tė vogėl, dhe nė qoftė se tė duket se ke qitur pak, mund ta shtosh pjesėn tjetėr.

16. Ngjyrėn e flokėve mos e qit nė dhomė tepėr tė ngrohtė. Preparati mund tė shkrihet dhe tė rrjedhė nė lėkurė.

17. Nė qoftė se ke flokė bionde qė anojnė nga ngjyra e zezė, shmangiu shamponėve tė cilėt mund t'i shkėlqejnė flokėt. Ata, flokėve ngjyrė tė errėt, u japin ngjyrė tė kuqėrremtė.

18. Ushtrimi i rregullt, fitnesi, vozitja e biēikletės apo shėtia ndikojnė mirė nė rritjen dhe shėndetin e flokėve.

19. Nė qoftė se frizurėn e formėson me brushė, shfrytėzoje atė qė i pėrshtatet mė mirė flokėve tuaja: pėr karfica tė buta janė tė pėrshtatshme brushat e holla, tė rrumbullakėta, ndėrkaq pėr flokė tė gjatė brushat mė tė mira janė ato tė gjera.


20. Provo qė sa mė pak t'i ngarkosh flokėt me karfica dhe me llastikė, sepse kur janė tė lira, mė lehtė marrin frymė dhe janė mė tė shėndosha.

Miqtė e flokėve

• Krehrit me dhėmbė tė mėdhenj
• Brushat e buta pėr flokė
• Balsamet dhe regjeneratorėt
• Mbrojtėsit nga nxehtėsia
• Nėnqethja e rregullt.

Armiqtė e flokėve


• Ekspozimi ndaj rrezeve tė diellit
• Ajri i ndotur
• Ngjyrosja
• Feni i papėrshtatshėm
• Llastikėt elastikė pėr flokė
• Dietat e papėrshtatshme, posaēėrisht ato nė tė cilat shmanget ushqimi i pasur me vitaminėn B, qė ėshtė mė se e domosdoshme pėr flokė.

KĖSHILLĖ + USHQIMI PĖR FLOKĖT


Menyja pėr flokėt tė shėndoshė

Sa herė ke pasur rast tė dėgjosh fjalėn e urtė: "Bukuria buron nga brenda!? Kjo vlen edhe pėr bukurinė flokėve, sepse atė qė e hamė (apo nuk e hamė) ndikon nė pamjen e flokėve. Flokėt patjetėr duhet tė furnizohem me sasi tė mjaftueshme tė materieve ushqyese dhe ndėrtuese qė janė tepėr tė domosdoshme pėr rritjen dhe cilėsinė e tyre. Burimet mė tė mėdha tė elementeve tė tilla tė rėndėsishme gjenden nė vitaminat dhe mineralet. Andaj, kujdes tė plotė kushtoji ushqimit tėnd!

Cilat vitamina dhe minerale ndikojnė nė shėndetin dhe bukurinė e flokėve:

• Vitamina B5: vezėt, mishi, mish peshku, drithėrat, tharmi
• Vitamina H: tė kuqtė e vezės, kėrpudhat
• Vitamina A: mėlēia, gjalpi, vezėt, karota, spinaqi, kajsia
• Vitamina C: magdanazi, lule lakra, patatja, molla, spinaqi, domatja, limoni, portokalli
• Sulfuri: peshqit e detit dhe guacat, bizelja, spinaqi
• Zinku: guacat, peshqit, mishi
• Bakri: bananet, dardhėt, kumbullat, tharma e birrės, kakaoja
• Hekuri: pemėt e thara, spinaqi, vezėt.

A E DINI SE?
- Flokėt tona pėrmbajnė mesatarisht 120 mijė qime, ndėrkaq ėshtė e natyrshme qė nė ditė tė bien deri nė 100 sosh.

- Brenda njė muaji flokėt rriten mesatarisht gjysmė centimetri - mė shpejt rriten verės sesa dimrit.

- Flokėt ngjyrė tė errėt pėrherė duken mė tė shkėlqyeshme, nga ato ngjyrė tė ēelėt, sepse ngjyra e errėt ėshtė mė e dendur dhe thith mė shumė dritė.

- Frizeri nga distanca prej njė kilometri mund tė zbulojė femrėn qė pi shumė duhan, jo vetėm nga aroma e flokėve por edhe nga pamja e tyre. Pirja e duhanit i than flokėt dhe i bėn mė pak tė shkėlqyeshme.
Back to top Go down
View user profile http://rinia-ks.forumotion.com
 
20 Keshilla per Flok te Bukura dhe te Shendosha !
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
..:: Rinia ::.. :: Tema Shoqėrore :: Shkenca :: Arti & Kultura :: Moda Dhe Estetika-
Jump to: