..:: Rinia ::..
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
..:: Rinia ::..

Vendi Ku Mblidhen Rinia Shqiptare
 
HomePortalGalleryLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Sundimi Osman

Go down 
AuthorMessage
Qendr@King
Administrators
Administrators
Qendr@King


Number of posts : 53
Age : 30
Vendndodhja ? : Italy
Registration date : 2008-04-30

Sundimi Osman Empty
PostSubject: Sundimi Osman   Sundimi Osman EmptyThu May 01, 2008 12:33 pm

Rrjedhoja e luftės dhe tė pushtimit osman

Lufta njėshekullore e ushtrive osmane pėr pushtimin e tokave shqiptarė (fundi i shek. XV) dhe vendosja nė to e sundimit osman sollėn rrjedhoja tė rėnda si nė jetėn ekonomike, shoqėrore e politike, ashtu edhe nė atė fetare e kulture tė shqiptarėve.



Vershimet e njėpasnjėshme tė ushtrive osmane dhe veprimet luftarake, u shoqėruan mė vrasjen e shumė njerėzve, dhe me rrėnime e grabitje masive tė pasurisė. Shqipėria pėsoi kėshtu dėme tė pallogarritshme njerėzore dhe materiale, pasojat e tė cilave do tė ndiheshin pėr njė kohė tė gjatė. U godit rėndė veēanėrisht jeta qytetare, zejtaria dhe tregtia e brendshme dhe e jashtme thuajse u paralizuan.

Qytetet shqiptarė dikur tė pėrparuara pėr kohėn morėn tiparet e fshatit. U shkatrruan nė themel strukturat organizative tė qyteteve dhe, nga emigrimi masiv i banorėve tė tyre u shua jeta kulturore qė kishte qenė aq e zhvilluar nė to. Edhe fshati u dėmtua rėndė. Perveē dėmeve tė bujqėsisė e tė blektorisė shqiptare, emigrimi masiv perfshiu pjesėn mė aktive tė banorėve tė fshatit. U dobėsuan shumė lidhje ekonomike fshatare me qytetin, aq tė domosdoshėm pėr zhvillimin ekonomik.

Pushtimi osman i dha fund jetės sė pavarur politike e shtetėrore tė shqiptarėve qė ishte arritja mė e rėndėsishme nė gjithė historinė e deriatėhershme tė tyre dhe qė kishte ndikuar fuqishėm nė zhvillimin e gjithanshėm tė vendit. Ndryshimet qė ndodhėn nė fushėn e pronėsisė pėrcaktuan prapambetjen e thellė ekonomike tė Shqipėrisė gjatė shekujve tė sundimit osman.

Sundimi osman shkatėrroi formėn e pėrparuar tė pronės feudale mbi tokėn, tė bazuar mbi tė drejtėn e pakufizuar tė shitblerjes sė saj. Ai shkatėrroi pronėn e madhe feudale e vendosi dhe e mbajti mė dhunė pėr shekuj tė tėrė sistemin e timarit, njė formė e kapėrcyer e pronės feudale ushtarake qė pėrcaktoi prapambetjen e gjithanshme tė vendit. Duhej tė kalonin shekuj nė Shqipėri qė tė rishfaqej prona e madhe feudale (ēifligu), ndėrkohė qė nė Evropėn Perėndimore do tė zhvillohej prona kapitaliste.


2. Rėndėsia luftės antiosmane

Lufta njėshekullore e shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė, veēanerisht epopeja e tyre legjendare, nėn udhėheqjen e Gjergj Kastriot - Skėnderbeut pėrbėn njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme tė historisė sonė kombėare. Ajo mbrojti lirinė njė pjesė tė madhe tė viseve shqiptarė pėr dekada tė tėra dhe frymėzoi banorėt e viseve tė paēliruara tė vazhdonin me kurajo luftėn pėr dėbimin e pushtuesve tė huaj. Ajo pati gjithashtu njė varg rrjedhojash shumė tė rėndėsishme pėr historine tonė kombėtare.

Lufta kundėr pushtuesve osman u zhvillua nėn njė udhėheqje tė vetme, tė Skėnderbeut, dhe nė tė morėn pjesė aktive tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare, pa dallime krahinore e fetare. Prandaj ajo ndikoi fuqishėm nė kompaktėsimin e shqiptarėve dhe nė forcimin e unitetit kombėtar tė tyre, kudo qė ata banonin, duke pėrfshirė edhe banorėt e viseve tė largėta qė kishin mbetur jashtė shtetit tė Skėnderbeut. Dėshmi e gjallė pėr kėtė jane legjendat, tregimet, e kėngėt popullore pėr figurėn e heroit, tė cilat ruhen ende te shqiptarėt katolikė, ortodoksė e myslimanė tė tė gjitha viseve Shqiptare, madje edhe jashtė atdheut si tek Arbėreshėt e Italisė.

Forcimi i unitetit kombėtar nė luftėn kundėr pushtuesve tė huaj, bėri tė mundur qė pėr herė tė parė tė pėrfshiheshin nė njė shtet tė vetėm, nė atė tė Skėnderbeut, tė gjitha principatat e viseve tė lira Shqiptare, jo nėpėrmjet luftės sė konflikteve tė armatosura, por nėpėrmjet marrveshjeve. Ky shtet krijoi njė traditė tė rėndėsishme tė jetės shtetėrore shqiptare, e cila u mbajt gjallė nėn kujdesin e shqiptarėve dhe u propagandua gjatė shekujve pasardhės.

Lufta kundėr pushtimit osman kaliti guximin, trimėrinė dhe heroizmin masiv tė shqiptarėve tė cilėt bėnė tipare dalluese tė tyre. Epopeja e shekullit XV la gjurmė tė pashlyeshme nė ndėrgjegjėn kombėtare tė shqiptarėve. Ajo u shndėrrua nė simbol krenarie pėr tė kaluarėn e lavdishme historike, dhe sherbeu si burim i pashtershėm frymėzimi pėr bashkimin e shqiptarėve nė luftėn pėr rifitimin e lirisė dhe nė pėrpjekjet e tyre pėr formimin e shtetit kombėtar.

Lufta shqiptarė kundėr pushtuesve osmanė pati rėndėsi tė veēantė edhe nė rafshin ndėrkombėtar. Duke gozhduar pėr dhjetra vjet me rradhė nė tokat e shqiptarėve ushtrintė e Perandorisė Osmane, kur ajo ishte nė kulmin e fuqisė sė saj, shqiptarėt mė luftėn e tyre u bėnė njė barrierė e fuqishme qė penguan vėrshimin osman nė drejtim tė Italisė, duke mbrojtur kėshtu lirinė e vendeve tė Evropės Perėndimore dhe zhvillimin, pėrparimin e gjithanshėm tė tyre.

Kjo luftė e bėri tė njohur Shqipėrinė nė arenėn ndėrkombėtare, i zgjeroi dhe i forcoi lidhjet e saj mė vendet Evropiane. Qėndresa antiosmane e shqiptarėve u vlerėsua lart nė opinionin bashkėkohor tė Evropės, dhe u cilėsua gjatė shekujve si shembull i luftės pėr liri, siē dėshmojnė dhjetra vepra shkencore dhe artistike, tė botuara nė gjuhė edhe nė vende tė ndryshme tė botės, kushtuar figurės sė Skėnderbeut dhe luftės sė udhėhequr prej tij, si dhe monumentet e heroit shqiptar tė ngritura nė sheshet e qyteteve evropiane.


3. Epoka e Skėnderbeut nė veprat e Marin Barlecit dhe tė autorėve tė tjerė shqiptarė bashkėkohės

Epopeja e Skėnderbeut e shk. XV dhe vetė figura e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut ndikoi fuqishėm nė jetė shpirtėrore tė shqiptarėve dhe pėr rritjen e vetėdijes kombėtare tė tyre. Tė frymėzuar prej tyre, intelektualė tė shquar shqiptarė, i pasqyruan e i pėrjetuan ato nė vepra historike monumentale, nė tė cilat nisi jetėn e vet historiografia shqiptare.

Ne fillim tė shek tė XVI (1504) Marin Barleci botoi latinisht veprėn kushtuar luftės heroike tė shqiptarėve pėr mbrojtjen e Shkodrės, (rrethimi i Shkodrės). Por vepra qė e lartėsoi figuren e tij si historian humanist ėshtė “Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut”, tė cilėn e botoi latinisht nė Romė rreth viteve 1508-1510. Kjo vepėr voluminoze njohu shumė ribotime nė gjuhė e nė vende tė ndryshme tė Evropės. Veprat e M. Barlecit u bėnė burimi mė i rėndėsishėm ku patriotėt shqiptarė mėsonin historinė e epopesė legjendare tė shk. XV.

Periudha e Skėnderbeut u pėrjetesua edhe nė vepra tė tjera historike nga bashkėkohėsit e heroit. Njė nga bashkėpunėtorėt e ngushtė tė Skėnderbeut, Dhimitėr Frengu, shkroi latinisht, nė frymėn e ideve humaniste tė kohės njė vepėr pėr jetėn e Skėnderbeut. mė disa ndryshime tė vogla ajo ndjek rrethimin e historisė sė Skėnderbeut tė M. Barlecit, qė dėshmon sė kjo vepėr kishte pasqyruar drejt realitetin historik, tė njohur e tė panjohur edhe nga bashkėluftėtarėt e afėrt tė Skenderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes sė tij e pėrkthyer italisht, dhe njohu shumė ribotime nė kėtė gjuhe.

Nje vepėr tjetėr e rėndėsishme pėr tė njohur shoqerinė shqiptarė tė shek. XV ėshtė “Historia dhe gjenealogjia e shtepisė sė Muzakajve”, shkruar nė italisht mė 1510 nga bashkėluftėtari i Skėnderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti nė dorėshkrim dhe, pėr vlerėn qė ka pėr historinė mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. tė XIX mė tė drejtė e ka cilėsuar atė si njė “margaritar”.


4. Gjergj Kastriot - Skėnderbeu - Hero Kombėtar

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon njė epokė tė tėrė historike qė mori emrin e tij: luftėn njėshekullore kundėr pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nėn udhėheqjen e tij, lufta e shqiptarėve u ngrit nė njė shkallė mė tė lartė e mė tė organizuar dhe shėnoi njė kthesė vendimtare nė zhvillimin politik tė Shqipėrise.

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu ishte pėrfaqėsuesi mė konsekuent dhe mė i shquar i elitės drejtuese shqiptarė qė udhėhoqi mė vendosmėri frontin e luftės sė shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė. Ai realizoi tė parin bashkim tė shqiptarėve, Lidhjen shqiptarė tė Lezhės, e cila hapi rrugėn e krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar, themeluesi i tė cilit u bė ai vetė.

Kujdes tė veēantė Skėnderbeu i kushtoi ruajtjes sė burimeve tė brendshme ekonomike, tek tė cilat u mbėshtet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen nė brezin kufitar, nė lindje e nė jug, ai i dha mundėsi banorėve tė viseve tė lira tė zhvillonin njė veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes sė vendit, Skėnderbeu i kushtoi vėmendje ēlirimit tė viseve tė pushtuara qė ndikoi nė formimin e mėtejshėm tė lidhjeve mė banorėt e kėtyre viseve dhe nė forcimin e bashkimin e tė gjithė popullit shqiptar.

Aftėsitė e Skėnderbeut si burrė shteti spikatėn edhe nė marrėdhėniet me vendet e tjera. Duke patur tė qartė sė rrezikut osman mund t’i bėhej ballė vetėm mė sukses vetėm me forca tė bashkuara, Skėnderbeu kėrkoi parreshtur pjesėmarrjen e vendeve evropiane nė luftė kundėr armikut tė pėrbashkėt.

Nė kushtet e pabarazisė sė theksuar ndėrmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skėnderbeu pėrpunoi shtrategjinė dhe taktikėn e tij luftarake, nė bazė tė sė cilės qėndronte mendimi se fitorja nuk mund tė varej nga numri i ushtarėve. Ai mbante armikun nė alarm tė pėrhershėm, i priste rrugėn e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur nė kurth, e godiste me sulme tė fuqishme e tė befasishme.

Skėnderbeu u shndėrrua nė simol tė luftės pėr liri e pavarėsi. Ai mbeti njė figurė e dashur pėr shqiptarėt edhe pas vdekjes sė tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjė i gjallė nėpėr kėngėt, gojėdhėnat e tregimet e shumta popullore qė i dhanė atij tiparet e njė figure legjendare.

Vepra dhe figura e Skėnderbeut kishte pėrmasa dhe rėndėsi evropiane. Ai u vlerėsua lart nga personalitetet e shquara evropiane tė kohės. Kėtė e dėshmon edhe fakti sė pėr Skėnderbeun ėshtė shkruar njė literaturė e shumėllojtė, prej qindra vėllimesh, tė botuara nė shumė gjuhė, dhe nė tė katėr anėt e botės.
Back to top Go down
https://rinia-ks.forumotion.com
 
Sundimi Osman
Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
..:: Rinia ::.. :: Tema Shoqėrore :: Historia Shqiptare-
Jump to: